Zbulohet Lumia 550: Ekran 4.7 inç 720p dhe mbështetje për LTE

Publikuar më: 15-09-2015

microsoft-lumia-540-ds-0Ka kaluar më shumë se një vit që kur Microsoft ka hedhur në treg një smartfon Lumia premium ngjashëm me Lumia 930 apo Lumia 1520. Tani po afrohet evenimenti i tetorit ku presim të shohim debutimin e një rivali të vërtetë për Samsung dhe Apple.

Por gjigandi i softuerit ka gjetur kohë edhe për të punuar në modelet e saj tradicionale me kosto të ulët. Një dyqan zvicerian smartfonësh hedh dritë mbi një Lumia të ri. Kushton 105 Euro dhe ka emërtimin e koduar RM1127. Fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 210 me katër bërthama me frekuencë 1.1 Ghz.

Ka ekran 4.7 inç me rezolucion 720×1280 piksel. Konfigurimet e kamerave janë: E pasme 5 megapiksel 720p, frontale 1.2megapiksel 720p.

Besojmë se ky model do të quhet Lumia 550 dhe dyshimet do të na i largojë Microsoft më 6 tetor ku ka planifikuar një eveniment madhor. Presim edhe Lumia 940-tën po atë datë. (PCWorld Albanian)

Zbulohet Lumia 550: Ekran 4.7 inç 720p dhe mbështetje për LTE
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)