Zbulohen specifikat e harduerit të Galaxy S7 Active tre javë nga debutimi

Publikuar më: 24-05-2016

gs7abg-930x419Do të jetë data 10 Qershor kur Samsung besohet se do të nxjerrë në shitje Galaxy S7 Active. Kur kanë ngelur më pak se tre javë nga debutimit, kanë filluar të dalin në pah specifikat e harduerit të këtij telefoni.

Një muaj më parë u publikuan fotot e para të Galaxy S7 Active tani VentureBeat bazuar në një dokument zyrtar detajon specifikat finale të telefonit. Galaxy S7 Active do të jetë më madh sesa paraardhësi në përmasa por edhe me i trashë prej 9.9 mm krahasuar me 8.6 mm që është Galaxy S6 Active.

Si rezultat pesha e tij do të rritet nga 170 gram në 185 gram. Kjo rritje do të nxitet edhe nga bateria me kapacitet më të lartë prej 4,000 mAh krahasuar me 3,500 mAh të Galaxy S6 Active. Por pavarësisht përmasave më të larta, ekrani i tij do të jetë vetëm 5.1 inç po aq sa edhe Galaxy S7 apo S6 Active me rezolucion Quad HD 1440 x 2560 piksel.

Telefoni do të fuqizohet nga proçesori i shquar Sanpdragon 820 shoqërua rnga 4GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme. Android 6.0 Marshmallow do të sjellë eksperiencën më të mirë të Android gjer më sot.

S7 Active dot ë karakterizohet nga një kamër 12 megapiksel me teknologjinë e pikselave të dyfishtë e cila përmirëson ndjeshëm fotot në dritë të paktët. Kamera frontale prej 5 megapiksel do të realizojë foto cilësore. (PCWorld Albanian)

Zbulohen specifikat e harduerit të Galaxy S7 Active tre javë nga debutimi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)