Zbulohen disa pamje të iPad Mini

Publikuar më: 19-09-2012
Zbulohen disa pamje të iPad Mini

Fotografitë e reja të një tableti me prodhues dhe dizajn nga ndërmarrja Apple u paraqitën në një blog kinez që përputhet me fotografitë e mëhershme të pajisjes së njëjtë.

Pajisja është supozuar që të jetë iPad Mini, një version më i vogël i tabletit ikonik të Apple.

Apple nuk ka lajmëruar për planet për të prodhuar një pajisjes të tillë, por ka qenë duke punuar për një një kohë të gjatë. Furnizuesit me komponentë nga Azia kanë informuar për planet për tabletin shumë herë më të vogël.

Fotografitë e zbuluara së fundi paraqesin një pajisje që përdor një mbështjellës prej alumini, që është bërë sinonim me iPadin e Apple. Në bazë të fotografive, mbështjellësi prej alumini i iPad Minit është më i hollë dhe më pak tërheqës në krahasim me iPadin e ri, falë skajeve më të trasha.

Fotografitë e paraqitura nuk tregojnë se sa e madhe është pajisja, por tani është supozuar që iPad Mini do të ketë një paraqitje prej 7.85 inçësh. iPadi standard ka një paraqitje prej 9.7 inçë.

Dy kamera duken të vendosura në fotografitë e zbuluara: një në pjesën e pasme dhe tjetra në pjesën e përparme, që mbase është për FaceTime.

iPad Mini po ashtu duket të ketë një port më të vogël, që mbase është i njëjtë me portin e vendosur në iPhone 5 Lightning që është lajmëruar së fundi.

Veçori të tjera të iPad Minit nuk janë të ditura. A do të ketë paraqitjen Retina, a do të ketë procesorët A6 apo A5? Sa RAM dhe disk do të jetë dhe a mund të përdoret në rrjetet e celularëve?

Këto janë pyetjet që akoma kërkojnë një përgjigje. (PC World Albanian)

Zbulohen disa pamje të iPad Mini
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)