Zbulohen detajet e para të Galaxy Note 5 dhe Note Edge 2

Publikuar më: 12-05-2015

45110716Samsung mund të jetë muaj larg lançimit të Galaxy Note 5 dhe gjeneratës së dytë të tabletave Note Edge 2, por ashtu siç ndodh zakonisht detajet mbi produktet e reja fillojnë të zbulohen që herët. Sipas një raporti nga SamMobile, ekrani Super AMOLED i Galaxy Note 5 do të ketë rezolucion 2K ose 4K. Nëse ekrani do të jetë 4K atëherë Galaxy Note 5 do të jetë smartfoni i parë në botë që do të ofrojë një densitet të tillë pikselash.

Raporti zbulon gjithashtu se ky smartfon do të fuqizohet nga procesori Exynos 7422 të ndërtuar nga vet Samsung. Exynos 7422 pritet të integrojë CPU-në, GPU-në, RAM-in, modemin dhe hapsirën e memories në të njëjtin çip. Ndërkohë që për pasardhësin Galaxy Note Edge kompania është aktualisht duke punuar mbi projektin e koduar nën emrin Project Zen. Ndryshe nga Galaxy Note Edge ai ka për të qënë më shumë se një smartfon me ekran të lakuar në njërën anë. Samsung pretendon të sjellë në të një sërë karakteristikash të reja.

Gjëja e parë që bie në sy është se Samsung do të ofrojë një ekran më të vogël në këtë gjeneratë të re të Edge. SamMobile raporton se ekrani i smartfonit do të jetë 5.2 – 5.4 inç dhe do të jetë i lakuar në të dyja anët. Note Edge 2 do të jetë gjithashtu i pajisur me një stilolaps dixhital. Përsa i përket proçesorit së Note Edge 2 mendohet të jetë Qualcomm Snapdragon 808 ngjashëm me LG G4 dhe do të ofrojë 16GB kapacitet memorie. Ndërkohë që kamerat do të jenë 8 dhe 16 megapiksel. Pavarësisht supozimeve, Samsung akoma nuk ka dhënë ndonjë lajmërim zyrtar përsa i përket këtyre pajisjeve. (PCWorld Albanian)

Zbulohen detajet e para të Galaxy Note 5 dhe Note Edge 2
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)