Zbulohen çmimet e Windows 10-tës. Versioni më i lirë, Windows 10 Home do të kushtojë 110 $

Publikuar më: 31-05-2015

newegg-windows-10-home-price-100588173-largeKjo ndodh çdo herë që Microsoft sjell një version të ri të sistemit operativ. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Microsoft për të mbajtur të fshehura shumë detaje përpara debutimit zytar të Windows 10, një distributor zyrtar online i sistemit operativ ka zbuluar çmimet e kopje të Windows 10 dhe Windows 10 Pro, madje po pranon edhe porositje të produktit.

Këto detaje janë paraqitur në uebfaqen e NewEgg.com, ku shfaqen dy ndërtime të Windows 10. Po ky distributor kishte zbuluar edhe në 2012 detaje të kostos së Windows 8 përpara se Microsoft ti bënte të ditura.

Me pak fjalë, Windows 10 Home do të kushtojë 109.99 dollar ndërsa Windows 10 Pro 149.99 dollar.

windows-10-oem-prices

Nëse i shikoni këto çmime do të vëreni një kosto 10 dollar më të lartë sesa Windows 8 dhe Windows 8 Pro kur ata u lançuan zyrtarisht. Microsoft në konferencën e 21 Janarit zbuloi se do të ofronte Windows 10 falas për ata që zotërojnë një kopje legale të Windows 7, 8 dhe 8.1. Kjo përputhet terërisht me objektivat e Microsoft për të vendosur sistemin operativ në 1 miliard paisje 2-3 vjet pas debutimit zyrtar. (PCWorld Albanian)

Zbulohen çmimet e Windows 10-tës. Versioni më i lirë, Windows 10 Home do të kushtojë 110 $
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)