YouTube sjell transmetimin e videove 60fps në aplikacionet Android dhe iOS

Publikuar më: 01-07-2015

4481461680_845dd529ca_oPara pak muajsh, gjigandi i teknologjisë Google bëri të mundur transmetimin e videove me rezolucion 60fps në desktop.

Por duke filluar që nga dita e sotme video të tilla të YouTube janë të disponueshme për transmetim dhe në aplikacionet iOS dhe Android. Sipas një zyrtari të YouTube videot 60fps mund të shihen dhe në Apple TV dhe në konsolet PS3 dhe PS4.

Videot me rezolucion 60fps janë tepër të avancuara dhe disa përdorues mund të preferojnë videot 30 ose 24fps në vend të tyre. Por janë lojtarët atë që kërkojnë një eksperiencë figure 60fps. Sot nuk është i habitshëm fakti se një sërë video lojrash popullore janë të pranishme dhe në YouTube.

Tanimë që një numër i madh kamerash regjistrojnë video me rezolucion të lartë është rritur numri i përmbajtjeve të tipit 720p60 dhe 1080p60. Më herët gjatë këtij viti, YouTube shtoi mbështetjen për videot 4K 60fps por për këtë rezolucion një numër i vogël pajisjesh ofrojnë mbështetje. (PC World Albanian)

www.pcworld.al/youtube-po-mbeshtet-html5-dhe-60-frekuenca-ne-sekond-per-transmetimet-live/

YouTube sjell transmetimin e videove 60fps në aplikacionet Android dhe iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)