Youtube sjell transmetimet live në aplikacionet Android dhe iOS

Publikuar më: 25-06-2016

youtube-logo-100659603-largeYoutube së shpejti do të hapë dyert e transmetimeve live brenda aplikacioneve të saj mobile. Ky funksionalitet do të integrohet në aplikacionin Youtube për Android dhe iPhone duke u vendosur kështu në një korsi me Twitter Periscope dhe Facebook Live.

Njoftimi i bërë në blogun e krijuesve të Youtube nuk specifikoi një datë fikse. Megjithatë imazhet e publikuara tregojnë një shërbim i cili është i ngjashëm me atë të platformave tjera me funksionet e bisedave live, të transmetimeve publike si dhe njoftimi i të abonuarve.

youtube-live-streaming-100668243-largeGoogle aktualisht zotëron pozita të fuqishme në këtë sektor falë ezkistencën të një shërbimi të tillë kohë më parë edhe pse jo në këto nivele që ka mbërritur sot. Transmetimet live do të ofrohen fillimisht për kanalet më popullore përpara se të debutojë për të gjithë. (PCWorld Albanian)

Youtube sjell transmetimet live në aplikacionet Android dhe iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)