Youtube ridizenjon aplikacionin e platformës në Android dhe ueb

Publikuar më: 24-07-2015

youtube-app

CEO i YouTube, Susan Wojcicki ka zgjedhur eventin Vidcon për të prezantuar një version të ri të aplikacionit të saj për pajisjet mobile. Aktualisht ky aplikacion është i disponueshëm në Android dhe në ueb, e së shpejti pritet të bëhet pjesë dhe e platformës iOS.

Ky aplikacion është dizenjuar për t’jua bërë më të lehtë krijuesve publikimin dhe modifikimin e përmbajtjeve menjëherë nga aplikacioni. Gjithashtu tanimë është e thjeshtë për abonentët të ndjekin përmbajtjet e tyre të preferuara.

Me tepër se kaq ky version sjell mundësinë për të parë videot vertikale në ekran të plotë. Në këtë aplikacion aktualisht mungon mbështetja për videot 3D por dhe kjo gjë do të bëhet pjesë e aplikacionit shumë shpejt. Ky standart është më hap më tej videove dhe reklamave 3D të prezantuara së fundmi.

Sipas Wojcicki koha e shikimit të videove në YouTube është rritur shumë vitin e fundit, ky aplikacion i ri pritet të sjellë akoma më shumë shikues në rrjetin më të madh të videove. (PC World Albanian)

Youtube ridizenjon aplikacionin e platformës në Android dhe ueb
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)