Youtube ridizenjoi aplikacionet mobile me fokus të veçantë tek rekomandimet

Publikuar më: 28-04-2016

youtube-redesign-100658165-largeYoutube premton navigim të zgjuar dhe më të lehtë me versionin e fundit të aplikacionit mobile. Youtube në Android dhe iOS karakterizohet nga imazhe në përmasa më të mëdha dhe ndërfaqe të thjeshtuar me fokus të veçantë tek paraqitja e videoeve.

Është një ndryshim i vogël në paraqitje të parë për një mbret të videove online si Youtube. Por ndryshimi kryesor ka ndodhur realisht në sfond dhe pikërisht në motorin e rekomandimeve. Sipas Google, kompjuterat e kompanisë do të mësojnë nga informacioni që grumbullojnë gjatë kohës.

Në praktikë do të shikoni sugjerime videosh që në të vërtetë mund tju interesojnë ti ndiqni. Për të përfituar nga këto avantazhe ju sugjerojmë të shkarkoni versionin më të fundit të Youtube nga Google Play dhe App Store. (PCWorld Albanian)

Youtube ridizenjoi aplikacionet mobile me fokus të veçantë tek rekomandimet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)