Youtube po mbështet HTML5 dhe 60 frekuenca në sekond për transmetimet live

Publikuar më: 24-05-2015

origin_3606295240Youtube njoftoi se ka aktivizuar HTML5 edhe për transmetimet live të videove në platformën e saj. Gjithashtu këto transmetime live mund të shikohen deri në 60 frekuenca në sekond (fps).

Por që të arrihej këtu u desh ca koha për Youtube. Fillimisht, me datë 29 Tetor Youtube filloi të bënte të mundur transmetimin e videove me 60 frekuenca në sekond ku deri atëherë maksimumi ishte 30 frekuenca në sekond.

Por shikimi i videove me 60 frekuenca në sekond është i mundur vetëm përmes teknologjisë së HTML5. Nëse e kujton, Youtube braktisi Adobe Flash në favor të HTML5 në muajin Janar të këtij viti.

youtube_livestreaming_60fps

Youtube bëri të ditur se aktualisht ky funksionalitet është në fazë testimi dhe do të funksionojë vetëm në shfletuesit e përshtatshëm me HTML5. Nëse keni versionet më të fundit të Internet Explorer, Firefox, Chrome, Opera dhe Safari atëherë çdo gjë do të jetë OK.

Jo më kot Youtube po ofron 60 frekuenca në sekond për videot e bazuara në HTML5 sepse sipas një zëdhënësi të këtij shërbimi, teknologjia HTML5 ofron eksperiencën më të mirë të mundshme.

Këto video të cilat do të transmetohen me 60 frekuenca në sekond do të jenë të disponueshme në formatet 720p dhe 1080p. Nëse kjo rezulton e vështirë për paisjen tuaj në atë pikë sa të ndikojë në performancën e saj, Yotube njoftoi se do të bëjë të disponueshme transmetimet live edhe në 30 frekuenca në sekond. (PCWorld Albanian)

Youtube po mbështet HTML5 dhe 60 frekuenca në sekond për transmetimet live
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)