YouTube me dizajn të ri

Publikuar më: 26-06-2012
YouTube me dizajn të ri

Google duket se është duke punuar pa ndërprerë në disa nga produktet e saj më të popullarizuara. Një shembull ku dizajnet e reja rregullisht testohen është portali i famshëm me video në internet, YouTube. Google sapo ishte duke testuar një dizajn të faqes së re që e bënte faqen YouTube të ngjante mjaft shumë me dizajnin në Google+ me sfondin e vet të bardhë dhe menynë minimaliste.

Gjatë këtyre ditëve po qarkullojnë disa thashetheme ku thuhet se YouTube është duke testuar një dizajn të ri të faqes me video dhe duket se favorizon minimalizimin dhe ngjyrat e bardha poashtu, me siguri që të përshtaten bashkë me atë ballinën e re. Dizajni i ri i bën disa ndryshime në hapësirën e përmbajtjes në pjesën e videos në faqe. Për të kuptuar, shikojeni fotografinë më poshtë.

Gjënë e parë që mund ta kuptoni është që projektuesit e kanë shpërngulur titullin poshtë videos dhe tani emri i kanalit dhe butoni për abonim paraqitet poshtë tij.

Butoni për pëlqim, hollësi, shpërndarje dhe raportimi i videove paraqiten poshtë saj. Një klikim i zgjeron të gjitha ato në hapësirën e njëjtë të përmbajtjes në një animacion horizontal në vend të animacionit vertikal që dizajni i vjetër i YouTube e paraqiste në këtë rast. Shumica e butonëve në faqe janë kthyer në lidhje me ikona.

Nëse dëshironi ta merrni dizajnin e ri të YouTube, ju duhet të veproni si në vijim:

-Në Google Chrome, hapni YouTube.com dhe shtypni Shift+Ctrl+J

-Në Firefox, hapni YouTube dhe shtypni Shift+Ctrl+K

-Në Opera, hapni YouTube, shtypni Ctrl+Shift+I dhe kaloni tek konzola

-Në Internet Explorer, hapni YouTube, shtypni F12 për të hapur shiritin e zhvilluesit të Uebit dhe kaloni në konzolë

Tani vendoseni rreshtin e mëposhtëm në konzollë:

document.cookie="VISITOR_INFO1_LIVE=CuSA6Z9VUog;path=/; domain=.youtube.com";window.location.reload();

Konzolla duhet të kthehet e padefinuar. Freskojeni faqen YouTube në të cilën ndodheni ose hapeni një tjetër faqe dhe rikthehuni sërish në YouTube për të parë nëse ndryshimet kanë bërë të veten.

Çfarë ju duhet ky ndryshim në YouTube? Do të ishte mirë që të përdorni dizajnin e ri minimalisit dhe kjo do të mund të tregonte që Google do ta bënte ndryshimin. Përqendrimi në butonin e kanalit dhe butonin për abonim është gjithashtu diçka që bizneset dhe përdoruesit të cilët i ngarkojnë videot në YouTube do t’i pëlqenin. (PCWorld Albanian)

YouTube me dizajn të ri
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)