Youtube ka paguar 2 miliard dollar autorëve përmes programit ContentID

Publikuar më: 13-07-2016

https-%2F%2Fblueprint-api-production.s3.amazonaws.com%2Fuploads%2Fcard%2Fimage%2F143271%2FGettyImages-157547287__1_Ditën e sotme Youtube bëri të ditur se ka paguar më shumë se 2 miliard dollar tek 8,000 autorë të drejtash përmes programit ContentID.

Ky program i cili debutoi në 2007-tën është ndërtuar për tu ardhur në ndihmë autorëve të industrisë së muzikës, krijuesve, rrjeteve dhe studiove duke identifikuar përmbajtjet të cilat shkelin të drejtat e tyre autoriale dhe pronësinë intelektuale.

ContendID i ndihmuar jo vetëm të menaxhojnë të drejtat autoriale por edhe të gjenerojnë të ardhura nga përmbajtjet e liçensuara. Afro 98% e përmbajtjeve në platformë e kalojnë testin e ContentID ndërsa vetëm 2% janë hequr njoftoi Youtube.

Ky lajm vjen në një moment kur Google po shton përpjekjet për të luftuar piraterinë në platformën më popullore të videove në planet. Por nuk kanë qenë të pakta kritikat ndaj ContentID dhe shumë përdorues ankohen se video platforma ka një sistem jo funksional të të drejtave autoriale. (PCWorld Albanian)

Youtube ka paguar 2 miliard dollar autorëve përmes programit ContentID
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)