YouTube bllokohet në Pakistan

Publikuar më: 20-09-2012
YouTube bllokohet në Pakistan

Ministria e Teknologjisë së Informacionit në Pakistan ka bllokuar uebfaqen për shpërndarje të videove, YouTube, pas marrjes së urdhrave nga kryeministri i vendit Raja Pervez Ashraf.

Kryeministri Ashfraf i kishte kërkuar Ministrisë së IT-së për të bllokuar YouTube pas dështimit për largimin e filmin anti-islamik nga kjo faqe.

Bllokimi do të mbetet derisa filmi ant-islamik të largohet nga YouTube.

“Përmbajtja blasfemuese nuk do të tolerohet me çdo kosto,” tha kryeministri Ashraf.

Më parë Gjykata Supreme i kishte kërkuar Autoritetit për Telekomunikacion në Pakistan (PTA) që të bllokonte lidhjet ndaj tërë përmbajtjes blasfemuese duke përfshirë ato në YouTube për filmin anti-islamik.

Në një reagim PTA-ja i kishte drejtuar Ofruesit e Shërbimeve të Internetit (ISP-ve) përgjatë shtetit që të bllokojnë lidhjet që çojnë tek filmi anti-islamik.

Sipas një deklarate të ngritur nga PTA-ja, 750-800 lidhje të filmit anti-islamik ishin bllokuar pasi ishin marrë disa ankesa. (PC World Albanian)

YouTube bllokohet në Pakistan
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)