Youtube bën realitet videot HDR por jo të gjithë mund ti shikojnë

Publikuar më: 07-11-2016

youtube-930x465Youtube shtoi ditën e sotme mbështetjen për efektet HDR. Kjo do të thotë se mund të shikoni video HDR në të gjitha paisjet e mbështetura ku në mesin e tyre janë edhe televizorët Samsung SUHD dhe UHD.

Video HDR do të kenë kontrast më të lartë ngjyrash dhe hije më të theksuara. Ishte shefi i biznesit Rober Kynci i cili lajmëroi mbërritjen e video HDR në Youtube në fillim të 2016-tës.

youtube_sdr_hdr_simulatedËshtë e pamundur të shikohet një cilësi HDR në një ekran standart SDR prandaj Google ka prodhuar një krahasim të simuluar.

Çdo paisje e cila nuk ka mbështetje për video HDR do të shikojë përmbajtjet e Youtube në SDR. Me fjalë të tjera nëse nuk keni një paisje të tillë nuk ka asgjë të re për ju.

Megjithatë të gjithë mund të ngarkojnë video HDR por që do të duhet kohë përpara se kjo cilësi të kthehet në një standart për platformën e videove. (PCWorld Albanian)

Youtube bën realitet videot HDR por jo të gjithë mund ti shikojnë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)