Ylli në Ngritje i Albanian ICT Awards II, Evis Hoxha, shpallet fituese e bursës Google Anita Borg

Publikuar më: 18-06-2016

UW7A20771Studentja shqiptare e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Antalia të Turqisë njëherazi edhe fituese e çmimit ICT Ylli në Ngritje në edicionin e dytë të Albanian ICT Awards, Evis Hoxha, është shpallur fituese e bursës Anita Borg akorduar nga gjigandi motorit të kërkimit Google.

Kategoria ICT Ylli në Ngritje synon të vlerësojë të rinjtë, adoleshentët dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç të cilët kanë talent të theksuar në fushën e IT-së. Ishte pikërisht Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama ai i cili para dy vitesh i dorëzonte çmimin Evisit në mbrëmjen Gala të ICT Awards.

Evisi ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit shqiptar përfaqësuar nga Ilir Çapuni gjatë Olimpiadës Ballkanike të Informatikës mbajtur në datat 11-16 Gusht të 2014-tës të cilët arritën të fitonin medaljen e bronzit.

Bursa në fjalë u jepet studentëve femra në nder të figurës së Anita Borg, femër e cila besonte fuqishëm tek teknologjia dhe impakti saj pozitiv në aspektin ekonomik, social, politik dhe personal të jetëve tona. Kjo iniciativë startoi në 2004-tën në SHBA nga disa kolegë dhe miq të Anita Borg ndërsa në 2007-tën u zgjerua edhe në Europë.

2016-ta numëroi plot 20 fituese të bursës nga e gjithë bota ku ndër to spikat edhe studentja shqiptare. Bursa do tu ofrojë secilave një çmim prej 7,000 Eurosh i cili do të kompensojë një shpenzimet e një viti të plotë akademik. Gjithashtu Evisi do të ketë mundësi të ndjekë një program unik profesional gjatë verës në Zyrih të Zvicrës. (PCWorld Albanian)

Ylli në Ngritje i Albanian ICT Awards II, Evis Hoxha, shpallet fituese e bursës Google Anita Borg
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)