Yahoo vendos datën 11 Prill si afati i fundit i pranimit të ofertave për shitjen e bizneseve qëndrore

Publikuar më: 29-03-2016

Yahoo-billboard-Daniel-Spisak-Flickr-930x614Yahoo ka vendosur datën 11 Prill si afatin përfundimtar të ofertave për bizneset e saj bazuar në ueb dhe ato aziatike, shkruante Wall Street Journal ditën e sotme.

Kompania e internetit u kërkoi ofertuesve detaje rreth financave dhe vendimeve që mund të merrnin në të ardhmen nëse një marrëveshje hyn në fuqi shkruante Journal. Afati i datës 11 Prill mund të thotë se një marrëveshje përfundimtare do të nënshkruhet nga muaji Qershor ose Korrik.

Pioneri i internetit në muajin shkurt nxori në ankand bizneset e saj bazë dhe njëkohësisht po planifikon të shesë edhe pjesën e aksioneve në gjigandin kinez të tregtisë online Alibaba. Gjithashtu javën e kaluar një prej investorëve të Yahoo, Startboard Value LP i cili zotëron 1.7 % të Yahoo filloi një betejë për të larguar nga drejtimi të gjithë bordin e kompanisë.

Janë dy kompani ata të cilat mund të blejnë bizneset e Yahoo, Verizion Communication dhe Time. (PCWorld Albanian)

Yahoo vendos datën 11 Prill si afati i fundit i pranimit të ofertave për shitjen e bizneseve qëndrore
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)