Yahoo tejkalon pritshmëritë e Wall Street, raporton rritje të përdorimit të shërbimeve

Publikuar më: 19-10-2016

Yahoo raportoi të Marten të dhëna financiare të cilat tejkaluan pritshmëritë e Wall Street duke i dhënë kompanisë një shtytje në përpjekjet e saj për të shitur bizneset qëndrore tek Verizon Communication.

Këshilltari i përgjithshëm i Verizon tha javën e kaluar se hakimi i 500 milion llogarive të Yahoo në 2014-tën mund të rezultojë me impakt material duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në marrëveshjen 4.83 miliard dollarëshe.

Rezultatet e të Martes shuan frikën e analistëve se thyerje masive e sigurisë mund të çonte në një eksod të përdoruesve të Yahoo drejt shërbimeve të tjera. Trendet shfaqën rritje të klikimeve dhe përdorimit të postës elektronike.

Megjithatë analistët janë skeptikë. Roland Josey nga JMP Securities tha se ishte shumë herë për të thënë nëse hakimi ka pasur impakt.

Madje Fatemeh Khatibloo i Forrester Research kishite thënë se rritja e përdorimit të e-mail është si rezultat i 500 milion njerëzve të cilët kërkojnë të mësojnë se çfarë mund tu jetë ekspozuar nga hakimi. (PCWorld Albanian)

Yahoo tejkalon pritshmëritë e Wall Street, raporton rritje të përdorimit të shërbimeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)