Yahoo pritet të raportojë një thyerje sigurie me miliona përdorues të prekur

Publikuar më: 22-09-2016

A Yahoo logo is seen on top of the building where they have offices in New York City, U.S., July 25, 2016.  REUTERS/Brendan McDermid

Pioneri i internetit Yahoo pritet të konfirmojë një thyerje massive të sigurisë këtë javë raportoi uebfaqja e teknologjisë Recode ditën e sotme duke cituar burime të afërta me situatën.

Ky hakim mendohet të ketë prekur qindra milionë llogari në një prej ngjarjeve më serioze në sigurinë kibernetike. Gjatë Verës Yahoo kishte konfirmuar hetimin mbi një thyerje sigurie për të cilën hakerat pretendonin se kishin qasje në 200 milion llogari përdoruesish.

Në Korrik Yahoo shiti biznesin bazë të shërbimeve të internetit si Yahoo Mail dhe Yahoo Search tek gjigandi amerikan i telekomunikacionit Verizon për 4,83 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Yahoo pritet të raportojë një thyerje sigurie me miliona përdorues të prekur
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)