Yahoo prezanton aplikacionin e ri të shkëmbimit të mesazheve, Livetext

Publikuar më: 30-07-2015

screen-shot-2015-07-17-at-1-51-38-pm1Livetext është aplikacioni më i ri i sjellë nga kompania Yahoo. Bëhet fjalë për një aplikacion ku përdoruesit mund të bisedojnë me njëri tjetrin me anë të teksteve dhe videos por jo audio. Mungesën e audios e shpjegoi Arjun Sethi, CEO i MessageMe.

Sipas tij, në këtë aplikacion mungon audio për shkak se ai është dizenjuar për tu përdorur në çdo ambjent pa kufizime. Ndaj mos u shqetësoni nëse jeni në një shfaqje, klub apo diku tjetër në një vend të zhurshëm, Livetext mund ta përdorni pa u shqetësuar se ku jeni. 

Yahoo bëri të disponueshëm këtë aplikacion në Hong Kong më herët gjatë këtij muaji dhe ka në paln ta sjellë atë këto ditë dhe në platformën iOS dhe Android. (PC World Albanian)

Yahoo prezanton aplikacionin e ri të shkëmbimit të mesazheve, Livetext
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)