Lajmet

Yahoo pranon se punojësit e kompanisë e dinin për hakimin e 2014-tës

Nov 11 2016
0 Shpërndarje
Yahoo pranon se punojësit e kompanisë e dinin për hakimin e 2014-tës

marissa-mayerYahoo pranoi ditën e sotme se disa prej punojësve të kompanisë kishin dijeni për hakimin e 500 milion përdoruesve në 2014-tën.

Hakimi, i cili sipas Yahoo është ndërmarrë nga hakera shtetëror të sponsorizuar, ndodhi në fund të 2014-tës dhe sipas deklaratave të kompanisë pranë autoriteteve, Yahoo ishte në dijeni.

Gjatë muajit Korrik një haker pretendonte se kishte informacione të kredencialeve të miliona përdoruesve të Yahoo. Komapnia pretendon se pikërisht në këtë moment kishte filluar hetime të detajuara.

Kjo vuri në dyshim edhe marrëveshjen me Verizon ku ky i fundit kërkonte zbritje të blerjes me 1 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>