Yahoo përfshihet nga një tjetër skandal, përgjon përdoruesit për llogari të NSA-së

Publikuar më: 05-10-2016

img_6835-930x698Sikur të mos mjaftonte hakimi i 500 milion llogarive në 2014-tën, informacione të reja se Yahoo në mënyrë të fshehtë ka përgjuar konsumatorët e saj për llogari të inteligjencës Amerikane mund të dëmtojnë akoma më shumë reputacionin e pionerit të internetit.

Një raport i agjensisë së lajmeve Reuters, i konfirmuar nga tre ish punojës, thotë se Yahoo ka skanuar miliona llogari në Yahoo Mail për Agjensinë Kombëtare të Sigurisë dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).

Kjo përfaqëson herën e parë kur një kompani teknologjike amerikane arrin akordin me autoritetet amerikane për të përgjuar konsumatorët e saj. Reuters nuk kishte zbuluar se për çfarë informacionesh bëhej fjalë dhe nëse autoritetet kishin patur marrëveshje të ngjashme me kompani të tjera.

Sipas dy ish punojësve, vendimi i shefes ekzekutive Marissa Mayer për të përkrahur përgjimin e konsumatorëve rezultoi me largimin nga pozita e shefit të sigurisë të Yahoo Alex Stamos në 2015-tën. As Yahoo se as ky i fundit nuk pranuan të komentonin ngjarjen.

Besohet se kërkesa për të marrë informacion nga llogaritë e Yahoo erdhi në formën e një dekreti dërguar zyrës ligjore të kompanisë. Kompanitë celulare dhe ISP-të janë shquar në të kaluarën për ofrimin e informacioneve të ngjashme për agjensitë e inteligjencës.

Por disa zyrtarë të lartë të qeverisë thanë se kurrë më parë nuk kishte dëgjuar që një akord i tillë të arrihej me një kompani si Yahoo. (PCWorld Albanian)

Yahoo përfshihet nga një tjetër skandal, përgjon përdoruesit për llogari të NSA-së
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)