Yahoo kritikohet ashpër nga senatorët Amerikan, zbulimi i hakimit pas dy vitesh i papranueshëm

Publikuar më: 27-09-2016

Gjashtë anëtarë të Senatit Amerikan thanë ditën e Marte se ishte e papranueshme për Yahoo që të njoftoj hakimin e 500 milion llogarive dy vite pasi ngjarja kishte ndodhur.

Ligjëvënësit ishin të shqetësuar për vetë faktin se hakimi pothuaj dy vjeçar është zbuluar kaq vonë.

“Kjo do të thotë se llogaritë e miliona Amerikanëve mund të jenë komprementuar prej mëse dy vitesh,” thanë senatorët në një letër dërguar shefes ekzekutive Marissa Mayer.

Ditët e fundit Yahoo është përballur me kritika dhe pyetje të shumta për dijeninë e kompanisë rreth hakimit të 2014-tës.

Kompania kishte thënë se ishte informuar për hakimin vetëm gjatë verës pas një kontrolli sigurie.

Yahoo akoma nuk ka ofruar asnjë informacion për kohën kur ka mësuar rreth hakimit dhe a ka qenë në dijeni kur Verizon vendosi ti blejë bizneset online. (PCWorld Albanian)

Yahoo kritikohet ashpër nga senatorët Amerikan, zbulimi i hakimit pas dy vitesh i papranueshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)