Lajmet

Yahoo: Janë vjedhur Informacione nga të paktën 500 milion llogari përdoruesisht

Sep 22 2016
0 Shpërndarje
Yahoo: Janë vjedhur Informacione nga të paktën 500 milion llogari përdoruesisht

bn-py340_yahoo0_j_20160922150200Yahoo zbuloi një thyerje masive të sigurisë nga një aktor i sponsorizuar shtetëror, e cila mund të rezultojë në vjedhjen më madhe të të dhënave online regjistruar ndonjëherë.

Në atë që mund të shënohet në histori si e Enjta e zezë e Yahoo, kompania konfirmoi raportimet e Recode të pak orëve më parë se kishte patur një thyerje të sigurisë ku ishin prekur miliona përdorues.

Të paktën 500 milion llogari përdoruesish janë vjedhur nga rrjeti i saj në 2014-tën. Të dhënat e vjedhura përmbajnë emra, adresa e-mail-i, numra telefonikë, datëlindje, fjalëkalime, informacione të kartave dhe llogarive bankare.

Gjatë muajit Gusht 200 milion llogari Yahoo dolën në shitje në tregun e zi të TheRealDeal nga një haker i quajtur peace_of_mind me pretendimin se llogaritë i kishte marrë nga një grup hakerash Rusë.

“Hetimi nuk ka zbuluar prova të përfshirjes së aktorëve të sponsorizuar shtetëror në rrjetin e Yahoo,” tha kompania. Yahoo bëri të ditur se është duke punuar nga afër me agjensitë e zbatimit të ligjit lidhur me çështjen.

Kjo ngjarje pritet të ndikojë në planet e kompanisë për të shitur shërbimin e e-mail tek Verizon. Gjatë muajit Korrik, gjigandi amerikan i telekomunikacionit kishte konfirmuar blerjen e pronave të internetit të Yahoo për 4.83 miliard dollar ndërsa tha se ishte njoftuar për thyerjen e sigurisë dy ditë më parë. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>