Yahoo do të mbajë Konferencën e saj të Zhvilluesve në datat 24 dhe 26 qershor

Publikuar më: 14-06-2015

Yahoo To Announce Q2 Earnings One Day After Appointing New CEOKompania e njohur Yahoo lajmëroi se do të mbajë Konferencën e Zhvilluesve Mobil në New Dehli në datën 24 qershor dhe në Bengaluru në datën 26 të po të njëjtit muaj. Jarah Euston zëvëndës presidenti analitik dhe i marketingut i Flurry, kompania që zotërohet nga Yahoo u shpreh se India ka një komunitet zhvilluesish aplikacionesh i cili është duke u rritur më ritme të larta dhe duke qënë se Yahoo është kompani e cila ka një nevojë të madhe për për këta zhvillues, India është vendi perfekt për mbajtjen e kësaj konference.

‘Suita e zhvilluesve mobil të Yahoo mund të ndihmojë zhvilluesit të ndërtojnë aplikacionet e tyre të biznesit dhe ti ofrojnë eksperienca cilësore përdoruesve të tyre duke ja dalë kështu të vendosin stabilitet në tregun e gjerë të aplikacioneve që ekziston sot’, deklaroi Euston. Në këtë konferencë, zhvilluesit do të njihen për herë të parë me suitën e zhvillimit të Yahoo. Kjo suitë është një ndërthurje e analitikës, Flurry, aplikacioni i publikimit të Yahoo, Yahoo search dhe Yahoo marketing. Gjatë këtij takimi do të hapet gjithashtu një diskutim me një panel inovatorësh liderash. (PC World Albanian)

Yahoo do të mbajë Konferencën e saj të Zhvilluesve në datat 24 dhe 26 qershor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)