Yahoo blen uebfaqen e njohur të modës Polyvore

Publikuar më: 03-08-2015

 iRbDm_8cdHE0

Për të zgjeruar biznesin e saj por dhe ofertat për përdoruesit, kompania Yahoo Inc. ka vendosur të blejë uebfaqen e fokusuar tek moda, Polyvore. Yahoo deklaroi se Polyvore do ta ndihmojë atë të në strategjinë e rritjes të njohur ndryshe si ‘Mavens’.

Mavens përfshin katër fusha ku kompania është fokusuar; mobil, video, reklamimi dhe fusha sociale. Yahoo e ka krijuar këtë strategji për tu bërë ballë konkurentëve si Google dhe Facebook.Në fund të qershorit, u raportua se Yahoo merr një të tretën e të ardhurave të përgjithshme nga katër fushat e përmendura më lart. Portofoli Mavens përfshin BrightRoll, Flurry, Yahoo Gemini dhe Tumblr. Tanimë këtyre shërbimeve u shtohet dhe Polyvore.

Përsa i përket Polyvore, kjo faqe u themelua në vitin 2007. Themeluesi i Polyvore dhe CEO, Jess Lee më parë ka qënë pjesë e stafit të kompanisë Google. Në Polyvore përdoruesit mund të kombinojnë veshje dhe aksesorë për të krijuar sete veshjesh sipas shijeve të tyre. Mund të themi se kjo uebfaqe është unike në llojin e saj dhe aktualisht zotëron një numër të madh përdoruesish. (PC World Albanian)

Yahoo blen uebfaqen e njohur të modës Polyvore
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)