Xiaomi zbuloi detajet e telefonit më të mirë të kompanisë për 2016-tën, Mi5

Publikuar më: 24-02-2016

Screenshot-2016-02-24-08.46.06-930x509Ashtu siç pritej prodhuesi kinez i telefonëve inteligjent, Xiaomi, zbuloi gjeneratën e re e më të mirës që mund të ofrojë kompania. Gjatë Kongresit Mobil Botëror zv. Presidenti i Xiaomi, Hugo Barra, zbuloi detajet e Mi5.

Një kompani e cila po shijon sukses të pa precendent që nga 2011-ta duke u afirmuar si një liderët botëror në industrinë e telefonëve, Xiaomi shet produkte vetëm në Kinë dhe disa shtete Aziatike. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur po kjo kompani akuzohej për kopjim të produkteve të Apple ndërsa realiteti është ky: 70 milion telefonë të shitur në 2015-tën.

Screenshot-2016-02-24-08.46.09

Duke rikthyer vëmendjen tek telefoni më i fundit i kompanisë, Mi5 fuqizohet nga proçesori Snapdragon 820, 4GB RAM dhe 128 GB memorje të brendshme. I disponueshëm në tre ngjyra, Mi5 karakterizohet nga një pjesë e pasme me efekte 3D. Ka një buton fizik dhe një portë karikimi USB-C.

Kamera e pasme ka një sensor 16 megapiksel ndërsa ekrani madhësinë e 5.15 inçëve. Mi5 ofron mbështetje për NFC, Quick Charge 3.0 dhe LTE deri në 600 Mbps. Telefoni peshon vetëm 129 gram dhe kushton 350 dollar. Funksionon me Android Marshmallow 6.0 ndërsa Hugo Barra premtoi përditësime të shpejta të sistemit operativ në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Xiaomi zbuloi detajet e telefonit më të mirë të kompanisë për 2016-tën, Mi5
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)