Xiaomi vendos bateri 4,100 mAh dhe procesor 10 bërthamësh në një telefon 135 dollarësh

Publikuar më: 26-08-2016

redmi-note-4_01Shifrat impresionuese të Xiaomi kanë filluar të veniten dalëngadalë në Kinë megjithatë kompania vijon të zbuloj produkte të reja. Një muaj nga prezantimi i Redmi Pro, një telefon i rangut të lartë por me kosto të ulët, kompania po adreson tregun e paisjeve me kosto të ulët me produktin më të fundit.

Me një çmim fillestar prej 135 dollarësh, Redmi Note 4 sjell disa përmirësime të dukshme krahasuar me paraardhësin. Së bashku me një dizajn i karakterizuar nga një trup i unifikuar vjen ekrani 5.5 inç, procesori 10 bërthamësh Helios X20 nga MediaTek dhe bateria prej 4,100 mAh.

Telefoni ka të instaluar ndërfaqen MIUI 8, versionin më të fundit të Androdi përshtatur nga Xiaomi. Do të jetë i disponueshëm në dy variante: 16GB dhe 64GB me mbështetje për kartat microSD 128GB.

Në pjesën e pasme gjendet një skaner i shenjave të gishtërinjve dhe një kamër 13 megapiksel. Është në shitje që nga dita e sotme në Kinë ndërsa së shpejti do të zgjerohet në më shumë tregje. (PCWorld Albanian)

Xiaomi vendos bateri 4,100 mAh dhe procesor 10 bërthamësh në një telefon 135 dollarësh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)