Harduer

Xiaomi shtang me telefonin e ri Mi Mix

Oct 26 2016
0 Shpërndarje
Xiaomi shtang me telefonin e ri Mi Mix

23-1440x1080Telefoni i ri i Xiaomi i deklaruar së fundmi është shumë fantasiko-shkencor me raportin e tij të ekranit në krahasim me trupin, që është afërsisht 91.3%. Kjo pajisje 6.4 inç sapo është deklaruar si një telefon koncept nga kompania kineze, por çuditshëm, ka një çmim prej $516, dhe një date debutimi me 4 nëntor në Kinë.

Mendoni për çdo të dhënë teknike që mund të gjeni në një telefon dhe Xiaomi Mi Mix me shumë mundësi i ka. Pjesa e pasme e kësaj pajisje dhe butonat anash janë të bërë prej qeramike. Ekrani ka skaje të lakuar dhe të gjithë sensorët në pjesën e sipërme të telefonit janë hequr.

Sensori i afërsisë është zëvendësuar me një ultrasound, pjesa e veshit e përdorur për dëgjimin e telefonatave është zëvendësuar me një boks piezoeletric që përdor një pllakë metali për të prodhuar zë, dhe kamera e përparme është vendosur në fund të telefonit (megjithatë telefoni mund të rrotullohet për të bërë selfie më të lehta).20-1-1440x1081Brenda, Mi Mix ka çipin më të fundit Snapdragon 821, i cili fuqizon Google Pixel, ka 4GB Ram dhe 128 GB memorie, një tipar popullor në Kinë, dhe Xiaomi gjithashtu shënon se ka një çip 192 Hz/ 24bit DAC për audio të kualitetit më të lartë.

Gjithashtu ka opsione për $590 me 6GB RAM, 256GB memorie, dhe një theksim ari 18-karat rreth kamerës të prapme. Bateria ka një kapacitet prej 4,400mAh, kamera e prapme është 16 megapixel dhe autofokus, dhe po, ka vend edhe për kufje (“për tani” bën shaka Hugo Barra i Xiaomi në Facebook).

21-1-1440x1080Xiaomi punësoi dizajnerin e njohur francez Philippe Starck për të drejtuar dizajnin – i cili, me një ekran të tillë i mbeti veç të thoshte “mbajeni të thjeshtë, budallenj” për sa i përket pjesës tjetër të pajisjes.

Xiaomi Mi Mix thuhet se do të debutojë në Kinë me 4 nëntor, por mund të merret me mend se nuk do të ketë shumë prej tyre përreth. Ende nuk është parë ndonjë njësi funksionale. Vetë Xiaomi e thërret pajisjen një telefon koncept, kështu pajisjet reale do të jenë shumë ekskluzive për tu gjetur. (PCWorld Albanian)

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>