Xiaomi prezanton Mi 5C më 6 Dhjetor

Publikuar më: 28-11-2016

gsmarena_006Të Marten pritet debutimi i një telefoni të shumëpritur nga Xiaomi, modeli Mi 5C. Thuhet se telefoni do të kushtojë afro 150 dollar duke e vendosur kështu në rangun e ulët.

Ashtu si Mi 5S, 5C do të jetë i disponueshëm në dy versione: 5.2 inç dhe 5.1 inç. Por specifikat e brendshme pritet të ndryshojnë. Snapdragon 821 në Mi 5S do të zëvendësohet ng një procesor tetë bërthamësh 2.2 Ghz ndërsa memorja e brendshme ngelet e njëjta 32/64GB.

Kamera e pasme do të ketë një sensor 12 megapiksel ndërsa kamera selfie 8 megapiksel. (PCWorld Albanian)

Xiaomi prezanton Mi 5C më 6 Dhjetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)