Xiaomi prezantoi telefonin inteligjent Mi Max me ekran 6.44 inç dhe kosto 230 dollar

Publikuar më: 10-05-2016

Mi-Max_03-930x562Kompania e shquar kineze e prodhimit të telefonëve cilësore me kosto të ulët, ka shtuar një tjetër produkt arsenalit të saj quajtur Mi Max dhe është telefoni me përmasat më të mëdha që kompania ka prodhuar ndonjëherë.

Mi Max llogari përmasat prej 173.1 mm x 88.3 mm x 7.5 mm dhe ekran 6.44 inç duke ngjarë më shumë me një tablet sesa telefon. Me vetëm 7.5 mm trashësi dhe peshë 203 gram telefoni vjen i disponueshëm në tre variante, 32GB, 64GB dhe 128GB.

Mi-Max-Feat-800x488Do të ofrohen dy proçesorë, Snapdragon 650 dhe 652 me gjashtë dhe tetë bërthama respektivisht shoqëruar nga 3GB RAM.

Xiaomi gjithashtu lançoi versionin më të fundit të ndërfaqes së përshtatur të Android quajtur MIUI, i cili do të debutojë që nga data 1 Qershor në version beta dhe 17 Qershor version final. Sa i përket kostos telefoni do të fillojë nga 230 dollar për modelin bazë me 32GB memorje dhe 3GB RAM në 307 dollar për modelin me 64GB memorje të brendshme dhe 4GB RAM. (PCWorld Albanian)

Xiaomi prezantoi telefonin inteligjent Mi Max me ekran 6.44 inç dhe kosto 230 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)