Xiaomi prezantoi një tjetër klon të iPhone 6, Redmi 3 me kosto 107 dollar

Publikuar më: 11-01-2016

Redmi-3-1-crop-930x488Xiaomi zgjodhi fundjavën për të prezantuar një telefon me ekran 5 inç dhe kosto vetëm 107 dollar, quajtur Redmi 3 dhe përfaqëson një kopje të të vërtetë të iPhone 6 në aspektin e dizajnit.Prodhuesi kinez tashmë ka ndërtuar një trashëgimi produktesh me kosto të ulët dhe dizajn impresionues ndërkaq. Redmi 3 vjen gjashtë muaj nga modeli prej plastike Redmi 2 me diferencë të madhe në kapacitetin e baterisë e cila është dyfishuar pothuajse nga 2,200 mAh në 4.100 mAh.

Prodhuesi kinez po shijon një sukses të paprecendent dy vitet e fundit ku në 2014-tën shiti plot 61 milion telefonë inteligjentë. Redmi 3 ka një ekran HD 720p dhe fuqizohet tetë bërthamëshi Qualcomm Snapdragon 616 shoqëruar nga 2GB RAM.

Në paraqitje, siç thamë më lart, të dy telefonët ngjasojnë dukshëm me dy gjeneratat e fundit të iPhone dhe nëse një ditë Xiaomi hyn në tregun Amerikan, nuk ka për të shpëtuar paq nga Apple.

Redmi-3-1-e1452489354980

Memorja e brendshme në 16 GB mund të zgjerohet lehtësisht përmes kartave microSD me kapacitet deri në 128 GB. Telefoni peshon 144 gram dhe llogari një trashësi prej 8.5 mm.

Kamera e pasme fuqizohet nga një sensor 13 megapiksel me hapje f/2.0 ndërsa frontalja me sensor 5 megapiksel ka një hapje f/2.2.

Po gjenerata e re e linjës më të mirë të telefonëve Xiaomi Mi 5? Ky produkt pritet të debutojë në Kongresin Mobil Botëror muajin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Xiaomi prezantoi një tjetër klon të iPhone 6, Redmi 3 me kosto 107 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)