Xiaomi prezantoi Mi 5S dhe 5S Plus, telefonët e parë me skaner ultrasonik të shenjave të gishtërinjve

Publikuar më: 28-09-2016

mi-5s-plus_01Nëse dikush njeh një kompani e cila ka bërë kërdinë me vizionin dhe modelin e biznesit të Apple në botën e telefonëve inteligjent, ai është prodhues kinez i telefonëve me kosto të ulët Xiaomi. Ajo çfarë i kishte ngelur pa kopjuar nga stili i Apple u adoptua ditën e djeshme kur kompania prezantoi dy telefonët e rinj më të mirë të saj: Mi 5S Plus dhe Mi 5S.

Ju duket si një çift i dëgjuar? Prisni se skeni parë asgjë akoma. Mi 5S Plus ka një kamër të dyfishtë ashtu si iPhone 7 Plus. Përtej kësaj që të dy telefonët përmbajnë skaner të shenjave të gishtërinjve por jo në një buton fizik por të integruar në xhamin e ekranit.

mi-5s_01

Ky inovacion i cili besohet se është në planet e Apple për iPhone 8-tën, Xiaomi sapo e ka bërë realiteti dhe thotë se teknologjia e skanerit “krijon një hartë 3D të shenjave të gishtërinjve përmes valëve ultrasonike.”

Mi 5S ka ekran 5.15 inç ndërsa Mi 5S Plus 5.7 inç. Telefonët fuqizohen nga procesori Snapdragon 821. Ndërsa Mi 5S ka 3GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme, Mi 5S Plus ka 6GB RAM dhe 128GB memorje të brendshme.

mi-5s_03Së fundi kamerat. Modeli Mi 5S ka një sensor 13 megapiksel Sony IMX 378 ndërsa modeli më i avancuar përmban dy të tillë. Xiaomi tha se kamerat e këtij të fundit “bashkëpunojnë” me njëera tjetrën për të prodhuar imazhe më të qarta.

 Që të dy telefonët janë në shitje nga data 29 Shtator në Kinë. (PCWorld Albanian)

Xiaomi prezantoi Mi 5S dhe 5S Plus, telefonët e parë me skaner ultrasonik të shenjave të gishtërinjve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)