Xiaomi mund të prezantojë një tablet 8 inç me Windows 10

Publikuar më: 31-07-2015

gsmarena_001Xiaomi do të hedhë në treg një tablet me platformën e Windows 10-tës në tremujorin e ardhshëm. Tableti di të jetë pasuesi e Mi Pad të cilin kompania e prezantoi Majin e vitit të shkuar.

Gjithësesi mungojnë detajet nëse ky tablet do të ketë Windows 10-tën standarte apo versionin mobil, quajtur Windows 10 Mobile. Për tju kujtuar, Microsoft rekomandon që për tabletët me ekran 8 inç ose më shumë të përdoret edicioni standart i sistemit operativ.

Tablet mund të zbulohet më 16 Gusht, datën në të cilën kompania kineze tradicionalisht prezantoi versionet e ardhshme të ndërfaqes MIUI. Asnjë nga këto informacione nuk është konfirmuar nga Xiaomi dhe e gjitha që dimë është bashkëpunimi mes kompanisë kineze dhe Microsoft kohët e fundit. (PCWorld Albanian)

Xiaomi mund të prezantojë një tablet 8 inç me Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)