Xiaomi Mi Band Pulse gjurmon gjumin, hapat dhe rrahjet e zemrës për 15 dollar

Publikuar më: 10-11-2015

mi-band-pulse1Xiaomi ka thyer barrierat e spekulimeve dhe ka zbuluar veshjen e dytë elektronike për këtë vit dhe bëhet fjalë për një rrip quajtur Mi Band Pulse.

Përtej gjurmimit të hapave, gjumit, alarmeve dhe disa njoftimeve, rripi Mi Band Pulse përmban harduer të veçantë bazuar në PPG për matjen e rrahjeve të zemrës.

Versioni i parë i Mi Band vonoi për të sjellë mbështetjen në iPhone ndërsa uebfaqja e Xiaomi aktualisht konfirmon ekzistencën e mbështjetjes për Android 4.4 dhe më lart dhe iOS 7.0 dhe më lart.

Risia e këtij produkti është tek çmimi padyshim. Modeli i ri Mi Band ruan po të njëjtën kosto të ulët prej 15 dollarësh. Megjithatë lajmi i keq është mungesa e disponueshmërisë jashtë Kinës momentalisht.

Xiaomi nuk ofroi detaje por duke pasur në konsideratë shitjen e paraardhësit edhe në Europë, SHBA dhe Indi, shitja e këtij rripi në tregjet ndërkombëtare duket e pashmangshme. (PCWorld Albanian)

Xiaomi Mi Band Pulse gjurmon gjumin, hapat dhe rrahjet e zemrës për 15 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)