Xiaomi Mi Band 2, një rrip fitnesi me ekran 0.42 inç dhe kosto 23 dollar

Publikuar më: 02-06-2016

Screen-Shot-2016-06-02-at-10.15.30-AMKompania kineze Xiaomi vijon të pompojë vazhdimisht tregun e veshjeve elektronike me produkte me kosto të ulët ku më i fundit është një gjurmues fitnesi. Mi Band 2 është gjurmuesi i parë i fitnesit që kompania ka ndërtuar me një ekran OLED e aftë të gjurmojë hapat dhe rrahjet e zemrës. Sipas Forbes ky rrip fitnesi do të kushtojë 23 dollar në Kinë.

Mi Band 1 debutoi dy vite më parë dhe kushtonte 13 dollar. Një tjetër variant me një sensor për monitorimin e pulsit mbërriti dhe u quajt Mi Pulse. Së fundi Mi Band 2 ruan dizajnin e thjeshtë të dy paisjeve të lartpërmenduara por shton një ekran OLED 0.42 inç duke premtuar jetëgjatësi baterie deri në 20 ditë.

Në fund të ekranit gjendet një buton përmes të cilit përdoruesit mund të navigojnë në ekrane të ndryshme. Përveç se do të gjurmojë hapat, Mi Band 2 do të monitorojë gjumin dhe të vibrojë nëse keni qëndruar ndenjur për një kohë të gjatë. Por janë ekrani dhe sensori për matjen e rrahjeve të zemrës që realisht e bëjnë këtë paisje të veçantë. Është e veçantë për shkak të çmimit 23 dollar dhe sepse Mi Band 2 është veshja elektronike më e lirë prodhuar ndonjëherë me këto veçori.

Një pjesë e madhe e gjurmuesve të fitnesit me monitorë të rrahjeve të zemrës dhe ekrane nga Fitbit dhe Garmin i kalojnë 100 dollarët. Nuk dihet nëse Mi Band 2 do të dalë në shitje përtej tregut kinez por data 7 Qershor do dërgojë produktin në duart e konsumatorëve kinezë. (PCWorld Albanian)

Xiaomi Mi Band 2, një rrip fitnesi me ekran 0.42 inç dhe kosto 23 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)