Xiaomi mbërrin zyrtarisht në tregun amerikan dhe atë europian

Publikuar më: 19-05-2015

mistoreXiaomi është një kompani e cila ka treguar se suksesi mund të arrihet dhe në një kohë të shkurtër. Pas ‘pushtimit’ të tregut kinez, qëllimet e saj shkojnë akoma më tej. Xiaomi, një ndër kompanitë më të mëdha të smartfonë në botë ka rritur praninë e saj përmes dyqaneve direkte të hapura në Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Në bazë të raporteve të publikuara ne dinim se Xiaomi kishte në plan të lanconte një dyqan online aksesorësh në Mbretërinë e Bashkuar. Por tanimë është e qartë që synimi i kësaj kompanie shkon dhe në rajone të tjera.

Rrjeti i dyqane i quajtur Mi Store do të jetë i disponueshëm fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Por duhet të theksojmë se ky është një lancim provë i cili ka si qëllim testimin e kërkesës së konsumatorit në treg. Në këto dyqane online do të shiten vetëm 4 produkte në sasi të kufizuara; një palë kufje, dy lloj baterish portabël dhe byrzylyku i fitnesit Mi Band. Nëse ky rrjet dyqanesh rezulton i suksesshëm, ndoshta nuk është e largët dita kur produktet e tjera të Xiaomi, si tableta apo smartfonë, do të jenë të disponueshëm dhe në vendet perëndimore. (PCWorld Albanian)

Xiaomi mbërrin zyrtarisht në tregun amerikan dhe atë europian
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)