Xhelozia e Samsung për të sfiduar Apple çoi në dështimin e Galaxy Note 7-tës

Publikuar më: 19-09-2016

exploded-note-7-100682132-largeSamsung kishte një plan për të nxjerrë totalisht jasht loje iPhone 7. Synimi ishte të ndërtuarit të një Galaxy Note 7 me teknologji superiore, bateri të fuqishme, ekran unik të harkuar, skaner irisi, portë kufjesh 3.5 mm dhe një laps Stylus.

Pastaj përfundoi e gjitha në flakë. Një raport i Bloomberg detajon hapat të cilët çuan në një tragjedi për prodhuesin korean të telefonëve inteligjent. Kompania tani ka kërkuar rikthimin e të gjitha modeleve Galaxy Note 7 ndërsa kritikat vijojnë të rritën dita ditës.

Sipas Bloomberg, një sërë faktorësh si rritja e kapacitetit të baterisë, implementimi i një skaneri Irisi dhe ekrani me rezolucion të lartë kanë kontribuar në dështimin e Samsung me Galaxy Note 7. Dhe si mos më keq e gjitha u ndërtua në një afat më të shkurtër se vitet e kaluara. Galaxy Note 7 u prezantua më 3 Gusht, 10 ditë përpara debutimit të Galaxy Note 5 në 2015-tën.

Furnizuesit e harduerit të Samsung u detyruan ti nënshtroheshin afateve më të shkurtra të prodhimit. Bloomberg ja adreson gjithë dështimin ekipit menaxhues i cili prej dy vitesh nuk ka një lidership. Patriarku i Samsung, Lee Kun-Hee i cili menaxhon njësinë e elektronikës dhe kongolomeratin vuajti një sulm në zemër në 2014-tën.

Tani që fatkeqësia ka ndodhur Samsung po përpiqet të zëvendësojë të gjithë telefonët në mënyrë që të shmangë rritjen e dëmeve financiara. (PCWorld Albanian)

Xhelozia e Samsung për të sfiduar Apple çoi në dështimin e Galaxy Note 7-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)