Harduer

Xbox Scorpio po shënon progres të jashtzakonshëm thotë Phil Spencer

Oct 26 2016
0 Shpërndarje
Xbox Scorpio po shënon progres të jashtzakonshëm thotë Phil Spencer

3147778-scorpio1Bosi i Xbox Phil Spencer ka dhënë një përditësim për sa i përket progresit të konsolës Projekti Scorpion. Spencer tha se ai po merr pjesë në një takim për konsolën këtë javë dhe është optimist rreth aftësisë të kompanisë për pasur atë gati sipas planit, në pushimet e ardhshme.

Komentet e Spencer mbi projektin ndjekin ato çfarë ai i tha Gamespot më përpara këtë muaj rreth pajisjes dhe se si po merr formë zhvillimi. Gjërat po shkojnë shumë mirë, tha ai. Duke shtuar se Microsoft në fakt është “pak para planit” për sa i përket tabelave të kohës të harduerit.

Projekti Scorpion përshkruhet nga Microsoft si “konsola më e fuqishme e krijuar ndonjëherë”. Spencer, si shumë para tij, ka thënë se konsola është “Premium” prej natyrës, e cila sugjeron se nuk do të jetë e lirë.

Pasi do të jetë më e fuqishme se Xbox One S, do të ketë një çmim siç i takon, por çmimi ekzakt mbetet një mister për tani.

Konsola më e fuqishme e re e Sony, PS4 Pro, del në shitje në nëntor dha ka një çmim prej $400.

Tags >

xbox
Lajmet e fundit>