Xbox One vijon të jetë konsola më e shitur edhe për muajin Shtator

Publikuar më: 14-10-2016

20160731_033652-930x523Një PlaySation 4 më i hollë nuk mjaftoi për të ndalur hovin e Microsoft. Xbox One ishte konsola më e shitur gjatë Shtatorit duke shënuar muajin e tretë me radhë që sistemi i lojërave të Microsoft lë pas PlayStation 4 dhe Nintendo Wii U.

Megjithatë është me rëndësi të citojmë se muajt Nëntor dhe Dhjetor do të jenë ata që vulosin fatin e 2016-tës në numrin e njësive të shitura.

Microsoft u shfaq fuqishëm muajt e fundit që kur ulin koston e konsolave dhe lançoi modelin Xbox One S. Sony u kundërpërgjigj me PlayStation Slim i cili debutoi më 15 Shtator për 300 dollar.

Fakti që Sony po humbi betejën me Microsoft që 3 muaj, mbase adhuruesit e PlayStaion 4 po ruajnë paratë për të blerë PlayStation 4 Pro me mbështetje 4K i cili po vjen në Nëntor. (PCWorld Albanian)

Xbox One vijon të jetë konsola më e shitur edhe për muajin Shtator
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)