WordPress aktivizoi enkriptimin HTTPS për të gjitha domeinet personale

Publikuar më: 11-04-2016

id-2956933-digitalkey1-100600829-largePlatforma e hostimit të webfaqeve, WordPress.com, automatikisht do të aktivizojë protokollin HTTPS për të gjitha domeinet e personalizuara.

Në pronësi të Automattic, WordPress.com bën të mundur për individë që të ndërtojnë dhe menaxhojnë uebsajtet bazuar në sistemin e saj të menaxhimit të përmbajtjeve. Ata që duan një shërbim falas do të përfitojnë një nën domein wordpress.com ndërsa planet me pagesë lejojnë hostimin edhe një domeini personal.

Në të vërtetë implementimi i HTTPS-së për nën domeinet wordpress.com ishte diçka shumë e lehtë për Automattic të cilin e realizoi në 2014-tën. Megjithatë aktivizimi i enkriptimit për domeinet e personalizuara lind nevojën e një çertifika individuale për secilin prej domeineve duke shkaktuar jo pak probleme.

Kompania e adresoi këtë problematikë duke punuar me “Let’s Encrypt”, një autoritet i ri çertifikatash i cili ofronte çertifikime SSL/TLS duke automatizuar edhe procesin e konfigurimit dhe rinovimit. “Let’s Encrypt” doli nga faza beta dhjetorin e vitit të kaluar ndërsa sot numëron mbi 1 milion çertifikata.

Me ndryshimet e reja, WordPress.com i bashkohet shërbimeve të tjera të njohura të cilët ofrojnë për pronarët e uebfaqeve mundësinë e aktivizimit të HTTPS falas. CloudFlare e ka ofruar HTTPS së bashku me një çertifikatë falas për të gjitha uebfaqet që nga 2014-ta. (PCWorld Albanian)

WordPress aktivizoi enkriptimin HTTPS për të gjitha domeinet personale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)