Windows XP është pjesë e 1/3-tës së kompjuterave të bizneseve dhe sektorit publik në Europën Lindore

Publikuar më: 14-09-2015

winxp2Kompania e sigurisë Bitdefender tha se shumica e klientëve të saj në Ukrainë, Hungari dhe Rumani vazhdojnë të punojnë me sisteme operative të vjetra.

Një vit e gjyëm pasi Microsoft ndaloi mbështetjen për Windows XP-në, akoma një pjesë e madhe e bizneseve të vogla dhe mesme funksionojnë me sistemin operativ në fjalë.

Ukraina drejton grupin e nostalgjikëve. Windows XP-ja gjendet në 42.2 % të kompjuterave publike dhe atyre të bizneseve që kanë të instaluar Bitdefender. Hungaria ndjek me 37.5 % ndërsa Rumania ndjek me 34 %.

Më pas vjen Polonia me 24.05 % dhe Moldavia me 18.7 %. Vendet të tjera si Sllovakia, Bullgaria dhe Çekia po e kanë më të lehtë kalimin në versione më të fundit të sistemit operativ.

Këtyre përdoruesve u kanoset një rrezik i madh sepse çdo dobësi e zbuluar që nga dita kur Microsoft largoi mbështetjen gjer më sot janë mënyra më e lehtë për të kompromentuar një kompjuter. Por tregu i Windows XP-së do të vijojë të humbasë terren me shpresën se jo vetëm Europa Lindore por edhe mbarë bota do ti marrë seriozisht problemet e sigurisë.

Aktualisht janë organizatat jo qeveritare ato po të përditësojnë ku një pjesë e madhe e tyre punojnë ose me Windows 7 ose Windows 8.1. (PCWorld Albanian)

Windows XP është pjesë e 1/3-tës së kompjuterave të bizneseve dhe sektorit publik në Europën Lindore
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)