Windows Phone sfidon Android dhe iOS. Shfaq rritje të fuqishme në disa shtete Europiane

Publikuar më: 06-05-2015

Windows-10-on-phones_1

Firma analitike Kantar WorldPanel ka përgatitur statistikat më të fundit për platformat mobile të Microsoft, Google dhe Apple. Sistemi operativ mobil, Windows Phone, ka shfaqur shenjave pozitive dhe një rritje mesatare me 1.8 % në të gjithë Europën. Kjo mund të duket një rritje e vogël por krahasuar me platformat rivale si iOS, kjo arritje shfaq një perspektivë që premton.

Analizat e kryera nga kjo firmë analitike tregon se rritja e platformës mobile Windows vjen në kurriz të Android i cili pati një rënie me 3.1 %. Në Francë për shembull, Windows Phone ka patur një rritje të fuqishme me 5.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e shkuar.

gsmarena_002

Në Kinë shfaqet një tjetër panorame ku e gjitha është mes Android dh iOS. Ky I fundit pati një rritje me 9.2 pikë përqindjeje ndërsa Android ra me 8 pikë përqindjeje. Interesant është fakt se janë tregjet Europiane që po mbështetin fuqishëm platformën mobile Windows.

Këto janë shenja të mira për gjigandin e sistemit operativ. Gjatë konferencës Build 2015, Microsoft zbuloi strategjinë për të tërhequr zhvilluesit drejt Windows Phone me anë të transferimit të aplikacioneve iOS dhe Android në Windows 10 si aplikacione universale. Gjithashtu kompania kishte vënë në dukje edhe rritjen e shitjeve me 18 % në 8.6 milion paisje Windows të shitura krahasuar me 2014. (PCWorld Albanian)

Windows Phone sfidon Android dhe iOS. Shfaq rritje të fuqishme në disa shtete Europiane
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)