Windows 7 vazhdon të dominojë tregun e sistemeve operative desktop me 60%

Publikuar më: 02-07-2015

3e70a0886bc155c3ebe9eaa64b035888c3e804b0Windows 7 vazhdon ende të mbajë postin e saj si sistemi operativ më popullor në desktop, sipas të dhënave të publikuara nga NetMarketShare.

Këto rezultate të raportuara nga firma analitike në muajin qershor tregojnë se Windows 7 përbën pjesën më të madhe të tregut, konkretisht 60.98% të tij, një rritje nga 57.76 që ishte vitin e kaluar. Është mëse e dukshme që pjesa më e madhe e kompjuterave operojnë më sistem operativ Windows 7.

Ndërkohë sistemi operativ Windows 8.1 më i fundit i lançuar nga Microsoft, vazhdon të përbëjë 13.12% të tregut, një rritje e ulët që nga muaji maj. Dhe s’duhet të harrojmë Windows XP i cili është plot 13 vjec, qëndron në vend të tretë 11.98% të tregut. Të gjitha këto shifra së bashku, plot 90.85% të tregut, përbëjnë një fitore të madhe për gjigandin e softuerit Microsoft. Pjesa e mbetur e tregut përbëhet nga Apple me 7.54% dhe Linux 1.61%.

I habitshëm ishte fakti se në muajin qershor Windows 10 përbënte 0.16% të tregut ndërkohë që akoma nuk është lançuar versioni përfundimtar i këtij sistemi operativ. Mbase nuk është një përqindje e madhe por ajo është dyfishuar që nga muaji shkurt. Windows 10 është ende në fazë testimit, i disponueshëm vetëm për anëtarët e programit Windows Insider. Debutimi i Windows 10 është cilësuar si një nga lancimet më të rëndësishme të kompanisë Microsoft. Sigurisht që ky lancim pritet të ketë një ndikim të madh në tregun e pajisjeve teknologjike duke filluar që nga kompjuterat e deri tek smartfonët. (PC World Albanian)

Windows 7 vazhdon të dominojë tregun e sistemeve operative desktop me 60%
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)