Windows 10 zotëron pothuajse 10 % të tregut të sistemeve operative

Publikuar më: 02-01-2016

hero_carousel_2in1_mini_start_CortanaMarket_1x Pesë muaj nga debutimi, Windows 10 ka fituar 9.9 % të tregut të sistemeve operative sipas të dhënave më të fundit nga NetApplications. Sistemi operativ u instalua në 75 milion kompjutera javën e parë ndërsa kaloi shifrën e 110 milion pas 10 javësh.

Duam të citojmë edhe ambicjet e Microsoft, kompani e cila synon që sistemit operativ të jetë pjesë e 1 miliard paisjeve brena 2017-tës. Në muajin Nëntor sistemi operativ kishte 9 % të tregut që do të thotë se në dhjetor Windows 10-ta fitoi terren me 0.96 %. Normalisht që rritja e platformës është ngadalësuar pas shifrave rekord të katër javëve të para nga zyrtarizimi.

os_market_share_december_2015Këtë vit pritet që kompania të shtojë përpjekjet për adoptimin e Windows 10-tës duke e ofruar për të gjithë përdoruesit e Windows 7 dhe 8 si një përditësim të rekomanduar. Sa i përket versioneve të tjera të sistemit operativ, Windows 8 dhe 8.1 humbën 0.12 % në 2.76 % dhe 0.85 % në 10.30 % respektivisht. Së bashku dy sistemet operativ zotërojnë 13.06 % të tregut.

Windows 7, versioni më popullor i Windows, humbi 0.43 % për të rënë në 55.68 %. Natyrisht që pavarësisht rritjes së vazhdueshme të Windows 10-tës, Windows 7 do të vijojë të udhëheqë klasifikimin të paktën deri nga fundi i vitit të ardhshëm.

Në terëris, sistemi operativ Windows humbi 0.07 % në 91.32 % të tregut gjatë muajit Dhjetor. Ata që fituan dhe që kuptohet lehtësisht janë Mac OS X dhe Linux me 0.03 % dhe 0.04 % respektivisht. (PCWorld Albanian)

Windows 10 zotëron pothuajse 10 % të tregut të sistemeve operative
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)