Windows 10 vs Windows 8: Si krahasohen për nga performanca?

Publikuar më: 02-08-2015

 

 

windows_10_number-100564862-large-100582900-gallery-100597162-largeËshtë ende herët për të dhënë një verdikt të saktë përsa i përket performancës së Windows 10 pasi ky sistem operativ nuk ka shumë ditë që ka mbërritur tek konsumatorët.

Por një gjë dihet; krahasuar me Windows 8, Windows 10 ka sjellë përmirsime të rëndësishme në performancat e grafikave të lojrave duke qënë se është i pari sistem operativ i Microsoft që përmban DirectX 12. Përsa i përket aspekteve të tjera të performancës, përmirsimet janë të pakta.

 

Gjatë një testimi për të krahasuar Windows 8 me Windows 10 janë përdorur dy kompjutera të njëjtë; HP Spectre x360 me të gjitha specifika të njëjta, sigurisht përveç sistemit operativ. Në njërin prej laptopëve u instalua ndërtimi 10240 i Windows 10 ndërsa në tjetrin Windows 8.1 Home. Në laptop u aplikuan detyra dhe testime të ndryshme për të nxjerrë në pah diferencat mes dy sistemeve operative. Testimet që u aplikuan ishin PC Mark, i cili simulon ngarkesa të ndryshme të aplikacioneve dhe Creative Conventional i cili teston shfletuesin, modifikimin e fotove dhe videove, lojrat etj. Ajo që pritej ishte një ndryshim dramatik por rezultati ishte shumë i ngushtë.

windows10_pcmark_8_creative_convetional-100597141-large

 

 

Asht siç shihet dhe në grafik, performanca e dy sistemeve operative është pothuajse identike. Rezultatet mes Windows 8 dhe Windows 10 ishin shumë prane njeri tjetrit. Ndaj dhe nuk ja vlen ta mbushim këtë artikull me grafikë të shumtë rezultati i të cilëve do të jetë i njëjtë. Por nëse doni të keni më shumë informacio hidhini një sy tabelës së mëposhtme.

win10perf-100597158-large

 

 

Po përsa i përket lojrave?

 

Në këtë aspekt mund të themi se Windows 10 ka më shumë përparësi. Elementi që i jep këtë avantazh Windows 10 është sigurisht prania e DirectX 12. Megjithatë dhe këtu diferenca nuk është shumë e madhe. Për të arritur tek ky rezultat, në laptop u vendos loja Tomb Raider.

windows10_bioshock_infinite_medium-100597140-large windows10_tomb_raider_performance_-100597142-large

 

 

Ky nuk është rezultati përfundimtar!

 

Një pjesë e madhe e komponentëve ende nuk është testuar. Përmirsime të tjera kanë mbërritur dhe në jetën e baterisë apo sistemin e skedarëve. Deri në këtë pikë mund të themi se Windows 10 nuk ofron ndonjë ndryshim të madh krahasuar me Windows 8. Por kjo s’do të thotë që ne duhet të jemi të pakënaqur nga Windows 10. Kjo do të thotë që në sistemet e fundit operativ të Microsoft nuk ka pasur shumë vend për përmirsime pasi çdo version ka komponentë të nivelit të lartë. (PC World Albanian)

 

Windows 10 vs Windows 8: Si krahasohen për nga performanca?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)