Windows 10-ta kap 6.63% të tregut. Linux-i kalon Windows Vista-n

Publikuar më: 04-10-2015

windows_10_wallpaperPadyshim ofrimi falas i Windows 10-tës pati impakt të lartë. Aktualisht sistemi operativ shënon 6 % të tregut sipas statisikave më të fundit që vinë nga Net Applications.

U deshën katër javë që Windows 10 të instalohej në 75 milion kompjutera. Microsoft shpreson ta shohë sistemin operativ në 1 miliard kompjutera brenda 2-3 vitesh. Kjo shifër tregon ambicjet e Microsoft jo vetëm në desktop por edhe telefonë inteligjentë dhe konsola lojërash.

Në muajin Gusht Windows 10-ta kishte 5.21 % të tregut ndërsa në muajin Shtator fitoi edhe 1.42 % të tjera për të arritur në 6.63 %. Këto statistika të parë tregojnë se adoptimi i Windows 10-tës në muajin e dytë ishte shumë larg muajit të parë.

os_market_share_september_2015Por as paraardhësit e Windows 10-tës nuk po shohin ditë të mira. Windows fitoi 0.04 %, Windows 8.1 ra me 0.67 %. Që të dy tani zotërojnë vetëm 13.32 % të tregut.

Përpara debutimit të Windows 10-tës, Windows 7 kishte kaluar 60 % të tregut në Qershor. Gjasat janë që Windows 7-ta të mos e shohë më këtë rezultat pas rënie me 1.14 % në 56.53 % në muajin Gusht.

Por pavarësisht rritjes së qëndrueshme të Windows 10-tës, Windows 7 besojmë se do të vijojë të ruajtë titullin si lideri i sistemeve operative të paktën edhe këtë vit.

Krahasuar me sistemet operativ konkurrente, Windows-i ra më 0.30 % në 90.54 %. Mac OS X dhe Linux fituan 0.19 dhe 0.11 pikë përqindjeje duke arritur në 7.72 % dhe 1.74 % respektivisht. (PCWorld Albanian)

Windows 10-ta kap 6.63% të tregut. Linux-i kalon Windows Vista-n
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)