Windows 10-ta humbet pjesë tregu gjatë Shtatorit

Publikuar më: 05-10-2016

windows-10-working-100685080-galleryMuajin e kaluar versioni më i fundi i sistemit operativ të Microsoft, Windows, humbi territor për hetë të parë që nga debutimi një vit më parë.

Sipas informacioneve që vinë nga Net Applications, Windows 10 humbi 0.5 pikë përqindjeje gjatë Shtatorit duke rënë në 22.5 %. Ndërsa në botën e Windows, sistemi operativ zotëron 24.8%.

win10-growth-submarines-100685912-large-idge

Kjo rënie erdhi menjëherë pas një rritjeje të bujshme gjatë muajit Gushti me 1.9% nxitur nga përfundimi i ofertës falas të Windows 10-tës më 29 Korrik. StatCounter tregon të njëjtën situatë por një rënie relativisht më të ulët sesa raporton Net Applications.

Në një farë mënyrë Microsoft e kishte parashikuar këtë ditë pasi raportoi përgjatë Qershorit dhe Korrik, rënie të ritmit të rritjes duke vënë në dyshim objektivat për 1 miliard paisje me Windows 10 brenda 2018-tës. (PCWorld Albanian)

Windows 10-ta humbet pjesë tregu gjatë Shtatorit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)