Lajmet

Windows 10-ta humb terren ndaj Windows 7-tës dhe 8/8.1

Nov 3 2016
0 Shpërndarje

flatline-windowsPër sa kohë ishte falas, dhe po shtyhej me agresivisht tek përdoruesit (pa marrë parasysh nëse e donin apo jo) Windows 10 shikoi rritje të fuqishme, duke fituar me shpejtësi pjesë tregu. Megjithatë, që kur u bë një produkt me pagesë, sistemi i ri operativ po vuan.

Në Shtator, NetMarketShare raportoi se Windows 10 nuk tregoi vetëm rritje të vogël, ai filloi të ecte prapa dhe faktikisht humbi pjesë tregu. Dhe situata nuk ishte shumë e mirë për Windows 10 as në Tetor.

NetMarketShare tregon se në Tetor, Windows 10 shkoi nga 22.53% përdorim në 22.59%, një rritje shumë e vogël prej 0.06%.

Microsoft nuk do të jetë i kënaqur me suksesin e Windows 10, dhe është e vështirë të merret me mend se përditësimi i krijuesve i deklaruar së fundmi do të emocionojë shumë përditësues të mundshëm, me fokusin e veçantë në 3D.

Ndërkohë, Windows 7 vazhdon të ketë rritje nga 48.27%48.38%, një rritje prej 0.11%.

Windows 8.1 u rrit me 0.57% dhe është tani në 8.40%. Windows 8 u rrit me 0.39% duke i dhënë atij një total prej 2.17%. Së bashku, Windows 8.x tani kanë 10.57%, duke shijuar një rritje totale prej 0.96%.

Windows XP nuk ishte edhe aq mirë në Tetor, dhe ra me 0.84%, duke e vendosur në 8.27%. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>