Windows 10-ta është instaluar në 300 milion kompjutera ndërsa përditësimi falas përfundon në 29 Korrik

Publikuar më: 06-05-2016

windows10hero-100593399-largeMicrosoft bëri të ditur se mbi 300 milion paisje funksionojnë aktualisht me Windows 10. Dhe nëse paisjet tuaja nuk e kanë akoma të instaluar sistemin operativ, ju bëjmë me dije se koha po mbaron.

Ditën e Enjte, Microsoft njoftoi përdoruesit se nëse nuk kalojnë nga Windows 7 apo 8.1 për në Windows 10 brenda datës 29 Korrik, Microsoft do ti tarifojë plot 119 dollar për një kopje të Windows 10 Home.

Por statistikat e publikuara nga Microsoft nuk janë më pak të rëndësishme. Gjatë muajit Prill gjigandi i sistemit operativ tha se Windows 10 ishte instaluar në 270 milion paisje ndërsa në Janar ekzekutivët krenoheshin me mbi 200 milion përditësimet në Windows 10.

Objektivat e kompanisë qëndrojnë më larg se kaq, 1 miliard paisje brenda 2017-tës. Por sa i kanë kushtuar kompanisë ato 300 milion kopje falas të Windows 10-tës? Në një përllogaritje të vogël prej 119 dollar për kopje në total do të rezultonin 35 miliard dollar.

Kompania bëri të ditur se më shumë përdorues po shfrytëzojnë Microsoft Edge me 63 miliard minuta të shpenzuar në të tre mujorin e fundit. Sipas Microsoft edhe aplikacionet e tjera që vinë me Windows 10 si Groove Music, Photos, Movies & TV po shohin miliona përdorues të rinj. Vetëm aplikacioni i fotove shënoi 144 milion përdorues. Gjithashtu më shumë aplikacione universale po i bashkohen Windows Store si Vine, Hulu, Netflix dhe Twitter.

Asistenti dixhital Cortana gjithashtu u përball me 6 miliard pyetje që nga debutimi e cila edhe pse një shifër e lartë nëse e ndajmë në 300 milion kompjutera i bie të jenë 20 pyetje për secilin përdorues. (PCWorld Albanian)

Windows 10-ta është instaluar në 300 milion kompjutera ndërsa përditësimi falas përfundon në 29 Korrik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)