Windows 10-ta është instaluar në 196 milion kompjutera

Publikuar më: 01-02-2016

new_windows_10_logo_primary-100614151-largeAdoptimi i Windows 10-tës shënoi një rritje të bujshme gjatë muajit Janar, raportojnë të dhënat më të fundit nga Net Applications.

Pas 6 muajsh nga zyrtarizimi, sistemi operativ është instaluar në afro 196 milion sisteme kompjuterike sipas përllogaritjeve të ComputerWorld bazuar në statistikat e Net Applications.

windows10growthchart_january-100642517-largeRritja me 1.9 % përgjatë periudhës Dhjetor – Janar është e dyta më e larta pas rritjes prej 4.8 % regjistruar në muajin Gusht. Sipas Net Applications, kjo rritje duhet ti atribohet festave të fundvitit. Tani Windows 10-ta gjendet në 13.1% të kompjuterave duke iu afruar bindshëm dyshes Windows 8/8.1 që bartin 14.5 % të tregut.

Megjithatë atë, instalimi i Windows 10-tës në afro 200 milion kompjutera është vetëm 1/5 e objektivit të Microsoft prej 1 miliard paisjesh. (PCWorld Albanian)

Windows 10-ta është instaluar në 196 milion kompjutera
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)